Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë sot konventën promovuese të kandidatëve të saj për këshillin komunal në qytetin e Tetovës në ora 20 në oborrin e Shkollës së Mesme Medicinale.

Nga ky subjekt politik ftojnë të gjithë tetovarët të marrin pjese dhe të dëgjojnë programin cilësor që për synim ka shërbimin më efikas ndaj nevojave jetësore të tyre dhe krijimin e një shumice më të përgjegjshme në këshillin komunal.

Bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë të BDI-së në Tetovë është Faton Ahmeti.