Editorial
Lufta e ashpër për dominim brenda llojit në BDI vetëm sa ka filluar.
Prej një kohe të gjatë brenda subjektit me të madh politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut zhvillohet një garë e ashpër ndërmjet eksponentëve të lart partiak për tu pozicionuar sa më lartë në këtë subjekt politik.

Opinioni për çdo ditë është duke u torturuar me lajme për përçarje brenda këtij subjekti, lajme këto që dita ditës marrin përmasa shqetësuese për vetë anëtarët e ndershëm të BDI-së, të cilët pa sa vjet vetëm se i kanë dhënë këtij subjekti, e nuk kanë marrë kurrfarë benefiti, sepse benefitet i kanë shijuar këta që janë më të zhurmshëm sot, e që thirren si mbrojtës të BDI-së.

Por çfar në të vërtet është duke ndodhur?
Ajo që deri dje përflitej, sot pothuajse është e dukshme, ku eksponent të vjetër të këtij subjekti që për gati dy dekada kanë shijuar të mirat e pushtetit që u ka ofruar BDI, tani më në dekadën e dytë kur në BDI është më se i nevojshëm ndërimi I gjeneratave, këta eksponent të vjetër të harxhuar dhe afera të shumta kriminale e morale, assesi të pajtohen me realitetin e ri dhe me nevojën e ndryshimeve në subjektin që ka dominuar skenën politike.

Janë këta “zhurmaxhinjët” që si duket nuk u kanë mjaftuar tre mandate kryetar komunash, vite të shumta ministra e zv/ministra, drejtor nënkryetarë partish, e kryetar të degëve, dhe pa fije turpi kërkojnë që të vazhdojnë edhe me tej duke ua mbyllur rrugën njerëzve të rinjë të BDI-së,
për më tepër, janë po këta të njëjtit që kanë qeverisur me shtetin dhe me shqiptarët , ndërkohë që rezultatet e punës së tyre shifen kudo.

Edhe pas dy dekadave të pushtetit të tyre, pothuajse të gjitha vendbanimet shqiptare ka mungesë të ujit, kanalizimeve, rrugëve e të mos flasim për kushtet në shkolla e spitale. Prandaj jo vetëm të rinjtë e BDI-së, por të gjithë shqiptarët duhet tu thuan zëshëm mjaft ishin Izet Mexhitat, musat, bejtat, teutat e merkot që nuk bënë tjetër përveç pasurimit vetjak dhe degradimit, betonizimit dhe uzurpimit të gjithçkaje në vendbanimet shqiptare.
Prandaj sot jo vetëm BDI, por edhe gjithë shqiptare kanë nevojë për një BDI të re, të freskuar dhe të përgatitur mirë për betejat e ardhshme politike, për betejat e dekadës së re të BDI-së, që njeherit do të sjellin ndryshime pas shumë viteve stagnim.

BDI, me shumë se kurrë sot ka nevojë për gjeneratën e re të politikanëve si Grubi, Bujari, Arbëri,Festimi, Kreshniku, Valdeti e të tjerë, e jo për “24 karatshin” dhe “24 karatët” e tjerë kriminal nga Çairi, Tetova e Struga.
Andaj, nëse vërtet këta zhurmaxhinjët , ia duan të mirën BDI-së dhe shqiptarëve, bën mirë të heshtin dhe të vazhdojnë mos e dërgojnë ujin në mullirin e tjetërkujt, po të angazhohen sinqerisht ti ndihmojnë BDI-së dhe kryetarit Ahmeti për tu ballafaquar me sukses në sfidat e ardhshme zgjedhore që nuk janë larg. /fol.mk