BDI në protestë kundër Ministrit të Drejtësisë, DUI-stit Adnan Jashari!

Çdo ditë që po kalon struktura e BDI-së po sharron! Dhe kjo ndodhë sepse është mbushur kupa, dhe çdo veprim i strukturës së korruptuar, dhe të kapur nga krimi, të BDI-së është i tepërt dhe derdhet para syve të botës dhe popullit shqiptar të Iliridës. Të tilla ishin edhe veprimet e fundit në Çair dhe në Butel, dhe loja që po bëhet me ish-ushtarin e UÇK-së, Gafur Dugolli nga Kosova, vëllaun ish-Zytarit të larë në Qeverinë e Kosovës, profesorit aktual në UP, Bujar Dugolli.

Për të qenë ironia më e madhe, për ato që nuk e njohin si funksionon zbatimi i fletëarresteve ndërkombëtare, arrestimi i Gafur Dugollit është realizuar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Adnan Jashari, zyrtar i zgjedhur i BDI-së! Ndërsa, këtë rast, struktura e korruptuar dhe kriminele e BDI-së, në këtë periudhë para zgjedhore, njëjtë si rasti i “shqiponjës së Beqir Asanit” në Çair dhe “kryqit të Todor Petrovit” në Butel, njëri kopil bulgar, tjetri kriminel shqiptar, dëshirojnë, në mënyrë naive dhe të turpshme, ta përdorë për të fituar poena politik nga elektorati shqiptar i Iliridës. Kështu, struktura e korruptuar dhe kriminele e BDI-së, harron se shqiptarët atje e dinë mirë se kush është Ministër i Drejtësi, kush e ka zgjedhur atë, kush mund ta kap për veshi dhe kush mund ta detyron të del nga dritarja dhe jo nga dera e kabinetit tij ministror, ka marrë vendim të qëndrojnë në shator, për të “protestuar” para Ministrisë së Drejtësisë, kundër DUI-stit Adnan Jashari, kinse për lirimin e Gafur Dugollit!

Kjo është edhe një arsye më shumë për të kuptuar shqiptarët e Iliridës se kjo srukturë e BDI-së, përveç se është e korruptuar dhe e kapur nga grupe kriminale, është edhe e sëmurë nga sëmundje të pashërueshme nervore! Prandaj veprimet e saj janë të njëjta me ato të njerëzve të çmendur, të rezikshëm të lihen të qëndrojnë në mesin e shoqërisë normale.

Padyshim se shqiptarët e Iliridës, pikërisht duke e kuptuar seriozitetin e kësaj sëmundje të rezikshme të strukturës së BDI-së, më 5 Qershor të vitit 2016, strukturën e BDI-së, në krye me Ali Ahmetin, kanë vendosur ta dërgojnë në Spitalin psikiatrik të Bardovcit në Shkup.

Urojmë që 5 Qershori të jetë edhe fillimi i një epoke të re për shqiptarët e Iliridës, të çliruar edhe nga një strukturë e sëmurë politike, nga e cila ka vuajtur më shumë se në çdo fazë tjetër historike! /Gazeta Epoka Shqiptare