Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje është zotuar se do të luftojë korrupsionin. Këtë e vulosi edhe Artan Grubi në konferencën e djeshme për shtyp, ku mes tjerash tha se drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka dështuar dhe se subjekti politik që i takon ai është i përgatitur për këtë sfidë, shkruan in7.

“Drejtësia në këtë vend ka dështuar dhe ka edhe shumë punë për të bërë. Ne jemi gati që të ballafaqohemi edhe me këtë sfidë dhe ftojmë qytetarët ta bëjmë bashkërisht për të mirën e të përgjithshme”, theksoi Artan Grubi nga BDl’ja e Ahmetit.

Ndërkaq Bashkimi Demokratik për Integrim është pjesë e pushtetit qëndror në vend për mbi 15 vite e në disa raste ka pasur në dorë edhe Ministrinë e Drejtësisë. Krerët e kësaj partie njihen edhe nga materialet e përgjuara, të cilësuara si “b0mbat” e Zaevit, ku ministri i dikurshëm i Drejtësisë, Blerim Bexheti dëgjohej se si bashkë me Musa Xhaferin dhe krerët e VMRO – DPMNE’së po caktonin gjykatës e prokurorë në pozita të ndryshme. Është konstatim i përgjithshëm se drejtësia në vend është e kapur nga politika dhe politikanët, ndërsa pjesë e pushtetit për gjatë kohë është pikërisht partia e Ahmetit, nga e cila tani thonë se drejtësia ka dështuar dhe kjo punë do të ndreqet nëse fitojnë edhe një mandat nga qytetarët./in7.mk

Stop korrupsionit!

Melaqe apo dreq? Qingj apo ujk? Drejtësi joselektive nëpërmjet Vetingut për të gjithë: gjykatës, prokurorë, politikanëNdaje me miqtë nëse mendon se duhet t’i japim fund korrupsionit!

Gepostet von Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI am Dienstag, 10. März 2020