Ambasadori i BE-së Dejvid Gir shpreson që marrëveshja mbi kornizën e negociatave do të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se do të mund të mbahet konferencë ndërqeveritare për të filluar bisedimet e anëtarësimit të vendit në BE, ndërsa autoritetet në Shkup presin marrëveshje me Bullgarinë për të tejkaluar dallimet, duke rikonfirmuar të drejtën tonë për vetëvendosje dhe atributet e identitetit.

“Tani, duhet të arrihet marrëveshje për kornizën e negociatave si pikë referimi në negociatat për pranim në BE dhe pastaj do të jemi në gjendje të kemi një konferencë ndërqeveritare për të filluar vetë procesin”, deklaroi dje Gir.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shfaqi shpresë se javën e ardhshme ai do të ketë takim me homologen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva, para bajtjes së Këshillit të BE-së në fillim të nëntorit.

“Jemi duke u përpjekur të gjejmë një mënyrë për t’u takuar. Me siguri, po të mos ishte pandemia, do të ishim parë disa herë deri më tani, edhe pse jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministren. Shpresoj që javën e ardhshme të sigurohet një format që të ulemi dhe të bisedojmë, sepse ditët kur Këshilli duhet të marrë një vendim po afrohen me të vërtetë,” tha Osmani.

Sipas tij, konfirmimi i të drejtës sonë për vetëvendosje dhe atributet e identitetit nga Republika e Bullgarisë do të inkurajojë në mënyrë të konsiderueshme shoqërinë dhe veçanërisht komisionet e historianëve, pa asnjë dyshim dhe barrë për të punuar në rishikimin e ngjarjeve të ndryshme historike dhe si të shënojmë figura të ndryshme historike.

“Atë që politika mund të bëjë janë këto deklarata inkurajuese nga Republika e Bullgarisë se ata janë të gatshëm, si të gjithë të tjerët, të njohin të drejtat e vendeve të tjera”, deklaroi Osmani, duke shtuar se kjo do të lehtësonte shoqërinë nga dyshimet në lidhje me qëllimet për funksionimin dhe rolin e këtyre komisioneve.

Mbështetje për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare midis vendit dhe BE erdhi gjithashtu nga Lituania gjatë video-takimit të Osmanit me Ministrin e Jashtëm lituanez, Linas Linkeviçius.

Në takim, Ministri i Jashtëm i Lituanisë e shprehu pozicionin e parezervë dhe të vendosur të Lituanisë për të vazhduar mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe të dukshme për integrimin tonë evropian, duke theksuar se Vilniusi mbetet i hapur për të shkëmbyer përvoja në të gjitha fushat e Bashkimit Evropian dhe në procesin e negociatave për të cilat pala jonë do të tregojë interes.

Në pritje të fillimit të negociatave me BE-në, Instituti për Demokraci dhe Qendra për Strategji Evropiane Eurothink gjithashtu i bënë thirrje Sekretariatit për Çështje Evropiane të rishikojë strukturën negociuese dhe të kompletojë ekipin negociues dhe grupet e punës për të përgatitur pozicionet negociuese, në mënyrë që të përgatitjen e vendit për sfidat që qëndrojnë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Në rrugën e anëtarësimit të plotë, pavarësisht nga pasiguria për shkak të problematizimit nga Bullgaria të gjuhës maqedonase, emrit të shkurtër, pakicës maqedonase, si dhe disa çështjeve historike, vendi duhet të përgatitet me kohë për sfidën për të kryer në mënyrë efektive dhe efikase negociatat e pranimit. Për të arritur këtë qëllim dhe për t’iu përshtatur kërkesave të metodologjisë së re të negociatave të pranimit në BE, është e nevojshme të rishikohet struktura ekzistuese e negociatave, sipas të dy instituteve.