Lidhur me mohimet e fundit nga BVeogradi të krimeve të luftës në Kosovë, autoritet e Bashkimit Evropian thanë sot se [pohime të tilla kanë në kundërshtim të vlerave të BE.

“U takon gjykatave të përcaktojnë nëse deklaratat përbëjnë vepra penale. Dënimi duhet të jetë proporcional dhe të marrë parasysh të gjitha elementet e çështjes”, tha zëdhënsja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Ajo gjithashtu ka theksuar që autoritetet duhet të punojnë për një vlerësim të ndershëm dhe të vërtetë të së kaluarës për respektimin e viktimave.

“Një gjë është e qartë, nuk ka vend për të mohuar ose relativizuar ngjarjet që ndodhën në Reçak, në Kosovë, në janar të vitit 1999. Mohimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka thënë Pisonero, duke shtuar se rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.

Deklarata e presidentit serb Vuçiç ishte reagim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore që ka dënuar me 2 vjet burgim ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviç, nga radhët e Listës Serbe.