Një foshnjë e lindur me flokë të bardhë ka çmendur internetin për shkak të ngjashmërisë së saj me Daenerys  personazhin e filmit “Game of Thrones”

Devina Smith, nga Misisipi, tronditi familjen e saj kur lindi me flokë si dëbora.

Nëna e saj, Jessica Smith, 27 vjeçare, postoi fotografi të të porsalindurës me flokë të argjendtë që janë klikuar me mijëra herë, me disa që pretendojnë se duhet të jetë photoshop, transmeton Klan Kosova

Megjithatë, mjekët konfirmuan se ngjyra e pazakontë e flokëve të Devinës është një gjendje e trashëguar e quajtur albinizëm i pjesshëm, i cili shkaktohet nga mungesa e pigmentit në flokë, në sy dhe lëkurë.