Bejta: Gruevski i pari e propozoi dygjuhësinë në uniformat e policisë

Nevzat Bejta ka vazhduar me tregimet rreth bisedimeve në mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së në lidhje me qeverinë e re duke thënë se vet Nikolla Gruevski ka propozuar që në uniformat e policisë të ketë dygjuhësi.

”Ky ishte propozim i tyre të cilin ne e pranuam ku thuhet që policët shqiptarë në uniformë të kenë edhe gjuhën shqipe. Ishte propozim i tyre mbi të gjitha që ne e pranuam si të tillë pasi është diçka pozitive.” thotë mes tjerash Bejta në emisionin ”Rruga Drejt…” /Telegrafi/