Ish-deputeti dhe një nga përfaqësuesit e Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka reaguar pas skandalit të ish-kryetarit të Komunës së Sarajit, Ilaz Veseli, për keqpërdorim të mjeteve publike, përcjell tetova1
Sipas raportimit të kryetarit aktual të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, Veseli ka shpenzuar rreth 7 mijë euro nga fondet komunale për ushqim dhe pije në një periudhë prej rreth 70 ditësh, duke e ngarkuar këtë shumë si borxh ndaj komunës.
Në reagimin e tij, Fazliu ka adresuar një sërë kritikash ndaj ish-qeverive dhe drejtuesve institucionalë, duke ngritur çështje që, sipas tij, kanë mbetur të pazgjidhura për vite me radhë. Ai përmend zyrtarizimin e gjuhës shqipe, realizimin e projektit të Korridorit 8, përfundimin e autostradës Shkup–Bllacë, si dhe mundësinë e dhënies së Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se këto procese nuk janë përmbyllur plotësisht.
Postimi i plotë i Fazliut:
“Gjuha Shqipe është zyrtare, ama nuk e kemi bë për 20 vjet në qeveri!
Koridori 8, është projekt i joni ama nuk e kemi nis kurrë!
Rruga Shkup- Bllacë është autostradë, ama s’e mbaruam dot kurrë!
Provimi i Jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe, ama edhe pse kishim 8 ministra, nuk u dha dot kurrë në shqip!
Dhe në fund…çka janë 7 mijë euro për merakli të mishit 🙂!
Mos e bëni të madhe!
#Duimentality”, ka përfunduar Fazliu./tetova1.mk/


