Në sondazhin e gjashtë – online, të organizuar nëpërmjet aplikacionit të veçant në portalin FOL, në pyetjen se kush mendoni se duhet t`i prijë garës për kryetar të komunës së Çairit nga opozita shqiptare, rezultati ka treguar një garë të ngushtë ndërmjet dy eksponentëve kryesor, lokal të Çair-it, Bekim Sali nga partia Alternativa që ka siguruar 44,83% të votave, të ndjekësve të Fol-it dhe Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët që ka siguruar 40,8% të votave të sondaszhit.

Sa u përket kandidatëve tjerë,të këtij sondazhi, në vend të tretë renditet aktivistja e shoqërisë civile nga Çairi, Valbona Reka, e cila së fundi i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët ka tubuar 6,32% të votave në sondazh, kurse
Ish kandidati për kryetar komune nga zgjedhjet e kaluara Zeqirja Ibrahimi ka siguruar 3,4% mbeshtetje të votave të të gjithë të anketuarve.

Poashtu edhe në këtë sondazh një numër i konsiderueshëm i të anketuarve 4,6%, nuk kanë kurfar preferencash për kandidatët e përmendur, ose kanë preferenca për kandidat tjerë.

Përndryshe zgjedhjet e ardhshme lokale- të rregullta, duhet të mbahen në muajin tetor, atëher kur edhe ligjërisht ju përfundon mandati kryetarëve aktual të komunave. \fol.mk

Për të parë rezultate nga sondazhet e kaluara kliko KËTU