Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi se deklaroi se pas uljes së çmimit të karburanteve, më së voni deri më 17 mars pritet të ketë korrigjime edhe në çmimet e produkteve ushqimore bazë.

Ministri theksoi se ulja e çmimit të produkteve bazë pritet pasi që aparatet për llogari të përshtaten me ndryshimet ligjore për lartësinë e akcizës dhe normën e TVSH-së që të premten morën dritën jeshile në Kuvend.