Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Bërnz, sot pati vizitë pune në Institucionin publik “Parku Nacional Galiçica”, me ç’rast u njoftua me punën e Parkut Nacional, strukturën drejtuese, projektet dhe proceset që implementohen në institucion si dhe roli i tij në aktivitetet e lidhura me rekomandimet e UNESKO-s të shënuara në dy raportet e fundit.

Ambasadorja amerikane ishte njoftuar edhe me aktivitetet e ardhshme të planifikuara në IPPNG duke i marrë parasysh rekomandimet e UNESKO-s, por edhe aktivitetet që institucioni do t’i ndërmarrë sipas Planit për menaxhim me Parkun Nacional “Galiçica” për periudhën e vitit 2021-2030.

Me ambasadoren është diskutuar edhe për mundësitë për mbështetje nga ana e Ambasadës Amerikane në aktivitetet lidhur me edukimin ekologjik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të realizuara nga ana e Institucionit Publik “Parku Nacional Galiçica”.