Në vazhdën e përgatitjeve për mbajtjen e Kongresit të parë të Lëvizjes Besa të caktuar për me 24 shkurt, aktivitet partiake bashkë me zgjedhjet e brendshme në parti zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.

Me gjithë dorëheqjen e papritur të nënkryetarit të kësaj Partie z Zekirja Ibrahimi , i cili sot bëri publike dorëheqjen e tij agjenda parapërgatitore po vazhdon me ritëm normal.
Z Ibrahimi në dorëheqjen e tij drejtuar Kryesisë Qendrore dhe Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, ndër të tjera kishte deklaruar:”Në frymë të konstruktivitetit, vetëmohimit dhe gatishmërisë për zhbllokimin e organeve të Lëvizjes dhe për rihapjen e procesit për zgjedhje të brendshme, nga dita e sotme (5 janar 2017) jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra “nënkryetar i Lëvizjes BESA”.
Poashtu z Ibrahimi ka falënderuar gjithë ata që e kanë mbështetur dhe përkrahur, dhe bëri të ditur se ai do të vazhdoj të mbetet në BESË për t’i bërë betejat e radhës, deri në përmbysjen e poshtërimit që e ka nëpërkëmbur rëndë dinjitetin kombëtar dhe njerëzor.

Pas kësaj dorëheqje të menjehershme ishin reagimet dhe tekstet e porositura me plot shpifje nga agjentura dhe portale të afërta me BDI duke u munduar të nxisin përçarje brenda strukturave dhe duke thurur tregime të ndryshme për dorëheqje tjera dhe pakënaqësi brenda strukturave të lëvizjes Besa.

Pas shpifjeve të këtilla të disa portaleve, kryesisht të afërta me BDI ,kanë ardhur edhe reagime të ashpra nga zyrtar të lartë të Lëvizjes Besa, të cilët për portalin fol.mk thonë se në Lëvizjen Besa nuk ka kurfarë pakënaqësie në strukturat tona sepse Lëvizja Besa i takon anëtarësisë dhe jo individidëve dhe portaleve të BDI-së që kanë dëshirë të krijojnë amulli në prag të kongresit. Sipas tyre anëtarët e Lëvizjes BESA në të gjitha takimet e mbajtura janë të përkushtuar që ta vazhdojnë kontinuitetin e lëvizjes dhe nuk se do të lejojnë akrobacione të tilla sepse dëmtimi i Lëvizjes BESA rrezikon edhe opozitën shqiptare në tërësi dhe shkon vetëm në interes të BDI-së, thuhet në reagimin e eksponentëve të rëndësishëm të Besës.

Duhet theksuar se gati në të gjitha mbledhjet e organizuara nëpër degët e kësaj e lëvizje që nga Struga e deri në Likovë, mbështetje e kryetarit Kasami është unanime dhe kërkohet me ngulm që të vazhdojë rrugën e nisur me udhëheqjen e kësaj partie deri në fitoren përfundimtare ndaj Bdi-së.

z. Kasami gëzon përkrahje të padiskutueshme brenda organeve të partisë, dhe se nuk do të lejojnë që BDI me struktura të dyshinmta shërbimesh nga jashtë të kenë dorë dhe ndërhyrje brenda kësaj strukture kombëtare që përkrah fuqishëm kryetarin e tanishëm Bilall kasamin

Përndryshe sot në portale të afërta me BDI-në, u liferua lajm i rrejshëm që Bilall Kasami do jep dorëheqje , për ti lejuar rrugën një kandidati tjetër që të kandidojë. Tani më është e konfirmuar se i vetmi kandidat për kryetar ngelet Bilall Kasami dhe se emrat e përfolur janë vetëm spine politike për të krijuar huti te anëtarsia e gjërë.
Me vetë faktin se zgjedhjet e brendshme janë në zhvillim e sipër dhe se deri tani askush nuk ka gjetur guxim të shpallë kandidaturën, e bën më të fuqishëm qëndrimin e Bilall Kasamit në krye të kësaj partie.