Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd në debatin në TV Alsat ka folur për mundësinë e përfshirjes së partisë së tyre në Qeveri.
Ai theksoi se pjesëmarrja e tyre eventuale në qeveri do të ishte me njerëz profesionistë që do të përmbushnin edhe vërejtjet e theksuara në raportin e Komisionit Europian.
“Fjalën e fundit e ka Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA se a do jenë pjesë e qeverisë apo jo”, theksoi Rexhepi. (INA)