Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA gjatë mbledhjes së sontme vendosi që BESA të jetë pjesë e shumicës qeveritare.
“Neve na është besuar që të udhëheqim me sektorin e Kulturës, dhe kjo për neve është nder dhe një mirënjohje e madhe, sepse që viteve të fundit u betonizua, ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore që për fat të keq deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.
Burime partiake thonë se Besës së Afrim Gashit do t’i takojnë postet e zv/minitsrave në Arsim dhe MPJ, si dhe posti i sekretarit shtetëror në Drejtësi. Poashtu kësaj partie i takojnë edhe mbi 20 poste drejtorësh në institucione dhe ndërmarrje publike.