E enjte, 9 Maj, 2024
Ballina Lajme Maqedoni Besimi: Kemi mbi 100 mijë vota (Video)

Besimi: Kemi mbi 100 mijë vota (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti konferencë për shtyp. Fjalim mbajti Fatmir Besimi i cili tha se Bashkimi Demokratik për Integrim është partia më e votuar shqiptare me 100 mijë vota dhe shënon fitorën e njëmbëdhjetë radhazi.

“Konfirmojmë fitoren bindëse të BDI-së. Kjo dëshmon se BDI-ja ishte dhe do të jetë partia më e madhe shqiptare në Republikën e Maqedonisë. BDI-ja është pafundësisht mirënjohëse për votën të cilën ju ia dhatë BDI-së dhe ne nuk do t’ju zhgënjejmë asnjëherë. BDI-ja shënon fitoren e 11 radhazi. Fitorja ju takon juve. Me fitoren e BDI-së fitojnë të gjithë qytetarët”, tha Fatmir Besimi, BDI.

Komunat në të cilat fitoi BDI-ja është Kërçova me 8 mijë vota epërsi, Pllasnica si dhe garon me komuna të tjera siç janë Gostivari, Çairi, Saraji, Bogovinja, por është në epërsi BDI-ja