‘Beteja’ për kryeparlamentarin, Xhaferi, Gashi apo Zendeli

Përpos Talat Xhaferit nga BDI  edhe lëvizja BESA do të porpozoj kandidatë për kryeparlamentar të vendit.

Nga LSDM-ja njoftuan se nesër do ta shpalosin qëndrimin e tyre rreth mbështetjes së kandidatit të BDI-së për kryeparlamentar.

Ndërkohë, sipas burimeve jo zyrtare për postin e kryeparlamentarit të Lëvizjes BESA janë lakuar dy emra, bëhet fjalë për Afrim Gashin ose Fadil Zendeli.

Kryetari i Parlamentit votohet me shumicë të thjeshtë, ose 61 vota të deputëtëve. (INA)