Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti në një deklaratë ka reaguar ndaj deklaratës së Ali Ahmetit i cili ka thënë se shqiptarët nuk janë të diskriminuar.

Bexheti ka potencuar diskriminimin e vazhduar që i bëhet shqiptarëve në kushtetutë dhe në institucione tjera në një deklaratë për TV21 ‘Kushtetuta e RMV-së vazhdon të jetë diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe duke i emëruar si 20% dhe jo si etnitet shqiptarë apo gjuhë shqipe.

Ky diskriminim vërehet edhe ndaj proceseve politike gjyqësore, ku gjithmonë shqiptarë të pafajshëm janë dënuar për shkak të identitetit të tyre.

Diskriminimi vjen në shprehje edhe gjatë ndarjes së buxhetit ku shqiptarët nuk e marrin hisen e tyre në komunat shqiptare, për shëndetësi, shkolla, spitale, objekte kulturore të cilat janë në gjendje të mjerueshme.’

Bexheti ka hedhur kritika edhe ndaj të parit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetit duke theksuar se ka harruar se ai ka harruar se si ndihet shqiptari i zakonshëm:

‘Andaj Ali Ahmeti e ka shumë gabim kur mendon se shqiptarët nuk qenkan të diskriminuar, ai ka harruar se si ndihet shqiptari i zakonshëm i cili shpëtimin e vetëm e kërkon në mërgim’.