Anëtari i Kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti në emisionin debativ Zig Zag në TV Art, foli për zgjedhjet lokale 2017. Ai paraqiti rolin konstruktiv të ASH në zgjedhjet lokale 2017. Ai potencoj mbēshtetjen e pa rezervë të ASH për kandidatin e BDI për qytetin e Kërçovës Fatmir Dehari me qëllim që mos të rrezikohet fitorja e kandidatit shqiptar. Sipas tij BDI duhej të reflektonte pjekuri politike dhe jo të bëj koalicion të mundshëm për ta luftuar Ziadin Selën në Strugë bashkë me LSDM. Sipas tij është i pa krahasueshëm profili i Ziadin Selës dhe i kundërkandidatit të tij Ramiz Merko, i cili po ballafaqohet me akuza dhe padi penale për korrupcion. Fitorja e Ziadin Selës në Strugë është e padiskutueshme.

Ziadin Sela do të votohet masovikisht në Strugë dhe kudo, jo për të rregulluar vetëm asfallt dhe kanalizime por për tu faktorizuar çështja kombëtare në Maqedoni, ai tani më është shëndruar në figurë kombëtare.

Bexheti poashtu hodhi akuza edhe për koalicionin BDI dhe LSDM duke vlerësuar se nje koalicion i tillë do të ishte normal nëse sot shqiptarët dhe maqedonasit do të ishin të barabartë në aspektin politik dhe ekonomik. Ai shprehi dyshime edhe mundësinë e një Koalicionimi të fshehtë mes Lëvizjes BESA dhe VMRO në rrethin e dytë te zgjdhjeve lokale.

©FOL