Gjatë debatit të sontëm televiziv në ClickPlus, ku temë diskutimi ishin protestat e studentëve në Tiranë, në një panel të zgjeruar ku të ftuar ishin përfaqësues nga partitë politike, shoqata të studentëve si dhe analistë politike u zhvillua një debat interesant nga panelistët, ku nuk munguan edhe kritikat drejtuar përfaqësuesit të BDI-së Ish ministrit Dritan Kuqi, njëherit edhe ligjerues në UT

Flakron Bexheti, sot ka bërë kritikë drejtuar Driton Kuçit rreth Universitetit të Tetovës. Bexheti e theksoi se 10 herë ka konkuruar si doktorant shkence në UT por ky universitet nuk e ka pranuar.

Ndërsa Driton Kuçi e pohoi duke i thënë Bexhetit se pse nuk kishte aplikuar në UEJL duke pranuar dobësinë për Universitetet publike si dhe duke pranuar politizimin e UT-së nga ana e BDI-së.