Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut njofton se Rijaseti ka miratuar vendim sipas të cilit, çmimi për kryerjen e haxhit për një person do të jetë 6.550 euro.

Në këtë çmim përfshihen:

Akomodimi në hotel në Mekë (23 net)
Akomodimi në hotel në Medinë (5 net)
Udhëtimi me aeroplan, vajtje-ardhje, në relacionin: Shkup-Xhedda dhe Medine-Shkup
Taksa për qëndrim në Arafat dhe vende të tjera të shenjta
Transporti i haxhinjve në vendet e shenjta (Meka, Medinë);
Ushqimi gjatë qëndrimit 28-ditor në Mekë dhe në Medinë;
Pagesa e kurbanit;
Ihrami;
Vaksinimi;
Barnat;
Transporti prej Myftinive deri në Aeroport dhe anasjelltas;
Ekipi mjekësor dhe udhëheqësit fetarë;
Marrja e vizës dalëse;
Harxhimet administrative të Myftinive të BFI-së.
BFI njofton se numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta do të jenë 2.030 haxhinj.

“Fatkeqësisht, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijëve (3.000) nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024. Të gjithë nijetlinjve të Haxhit 2023 u dëshirojmë Haxh të pranuar”, njofton Komisioni Qendror i Haxhit 2023 i BFI-së së RMV-së.