Shqetësimi i stundentëve shqiptarë vazhdon të jetë biblioteka e Tetovës që ka vetëm dyqind metra katrorë dhe 150 mijë tituj. Përkundër kushteve të vështira, ka mungesë të të punsuarve ku numërohen vetëm 15 të tillë. Për këtë fakt është i vetëdijshëm edhe drejtori i bibliotekës Mahi Murtezani, madje ai thotë se shtatëdhjet vjet është pritur për ndryshim por për të njëjtën gjandje  fatkeqësisht   flitet edhe sot.

”Kushtet janë jashtë çdo standarti, në pikëpamjen e parë duket se gjithçka është në rregull mirëpo ne punojmë në një hapsirë prej 200 metër katrorë . Sektori I kantonizimit, sektori I gazetave, sektori për fëmijë dhe të rritur jan 4 sektore që veprojmë në hapsirë 200 metra’’, tha Murtezani.

Duke pasur parasysh se Tetova ka dy universitete dhe mund të quhet qytet universitarë, është për të ardhur keq që të rinjtëve t’u mungoj leximorja.

‘’Ne për mendimin tim veprojmë në kushte jonormale , ne I jemi në hak lexuesve . Lexues shumë kemi të sjellshëm të mirë ku për fat të keq ne nuk kemi as leximore’’, tha ai.

Sa për krahasim, Biblioteka universitare e Manastirit, edhe pse ka mbi 4 000 lexues, ka të punësuar mbi 130 persona. Situatë e njëjtë është edhe me Bibliotekën e Velesit, e cila ka 1400 lexues dhe 45 të punësuar, kurse Biblioteka e Tetovës ka vetëm 15 të punësuar, të cilët kujdesen për 5 000 lexues të rregullt. SHENJA/

(VIDEO) Biblioteka e Tetovës në gjendje të… by tvshenjaofficial