Vit i Ri, kërcënim i ri nga presidenti amerikane Joe Biden për homologun e tij rus, Vladimir Putin

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha edhe një herë se Moska do ta paguajë shumë shtrenjtë një sulm ndaj Ukrainës, i cili përflitet se mund të ndodhë tani në janar.

“Ia bëmë të qartë presidentit Putin se po bëri ndonjë lëvizje në Ukrainë, ne do të ashpërojmë sanksionet tona, do të rrisim praninë në Europë me aleatët e NATO-s dhe Moska këtë do ta paguajë shtrenjtë”, tha Biden.

Në ditët e fundit të vitit 2021 Biden bisedoi me Putin në ërpjekje për të ulur tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi. Ai tha se i kishte përsëritur shefit të Kremlinit qëndrimin, se një sulm ndaj Ukrainës do të përballej me masa të ashpra teksa tensionet janë të larta mes një rritjeje të pranisë ushtarake të Rusisë në kufi. Biseda telefonike të enjten mes dy udhëheqësve zgjati 50 minuta.

Presidenti amerikan tha se kishin rënë dakord për zhvillimin e “tre konferencave të mëdha” për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Ai shtoi se priste përparim nga negociatat. megjithatë, kjo sipas Biden do të funksionojë vetëm nëse Putin ul tensionet./tch