Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka shprehur ngushëllimet e tija të sinqerta ndaj familjarëve të vikktimave në Hasanbeg dhe vendbanimeve tjera në Shkup.

Ai përmes rrjetit të tij social ka u ka bërë thirrje qytetarëve që sot të solidarozohen me zonat e prekura nga vërshimet e stuhishme që goditën mbrëmë rajoni ne Shkupit, njofton TetovaSot.

“Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të Hasanbegut dhe vendbanimeve të tjera përreth për humbjen e të dashurve të tyre, dua të bëj thirrje te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që sot të solidarizohen me Hasanbegun, Haraçinën, Straçincën, Stajkovcën etj.
Megjithëse ka vend për plot vërejtje ndaj autoriteteve që kaq vite nuk kanë ndërmarrë diçka që ta parandalojnë këtë katastrofë, sot nuk është koha për këtë temë. Unë ju ftoj sot të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioz e politike, që të bashkohemi dhe solidarizohemi me këta banorë, të ndihmojmë me gjithçka që mundemi, fundja t’i vizitojmë, t’i ngushëllojmë dhe të solidarizohemi me ta”, ka shkruar Kasami në fb