Premtimi “i madh” i Bilallit, është ndërtimi i sheshit Iliria në Tetovë. Ajo që e bën qesharak dhe jo serioz këtë premtim, është mënyra e prezentimit të tij nga Bilalli. Një prezentim që i ngjan copy paste premtimeve alla BDI, një projekt që i ngjan si dy pika uji prezentimit në 3D të projektit të BDI-së për sheshin Skëndërbeu në Çair. Ju kujtohet atëherë çfarë u prezentua në 3D dhe çfarë shohin realisht shqiptarët? Sheshi “historik” i BDI-së, përfundoi në një tarracë, e cila fsheh nga pjesa tjetër e Shkupit edhe kryeheroin e shqiptarëve Skëndërbeun, edhe krenarinë e shqiptarëve Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Qytetarët e Tetovës që në fillim u dëshpëruan nga kjo mënyrë e bërjes fushatë të Bilallit të Besës. Tetova ka nevojë për gjëra bazike, Bilalli ju premton prezentim 3D të sheshit, një video mashtrim i njejtë si projekti me të cilin Izet Mexhiti i mashtroi banorët e Çairit me sheshin Skenderbe. E meqë mësuesi i të dy premtuesve është I njejtë, edhe përfundimi i sheshit të Tetovës do të jetë i njejtë. Izeti e bërri sheshin tarracë, Bilalli nga shesh, do të bëjë ‘PËRSHESH”

Kjo mënyrë e sjelljes së Bilallit, e vetëeliminon atë nga gara serioze për Tetovën. Banorët e Tetovës i përcollën mesazhin Bilallit në Konventë , me injorimin që i bënë pikërisht në atë shesh për të cilin Bilalli është kujdesur të bëjë projekt kompjuterik. Tetovarët nuk dolën në shesh t’i ndëgjojnë mashtrimet e Bilallit. Bilalli dështoi në Tetovë./Ditari.mk