Shumica e testeve të coronavirusit janë të kota dhe përfaqësojnë “humbje të pastra”, tha Bill Gates.

Themeluesi i Microsoftit e tha këtë sepse, siç deklaroi ai, duhet shumë kohë që njerëzit të marrin rezultatet në mënyrë që më pas të izolohen.

Presidenti amerikan, Donald Trump tregoi për rritjen e kapacitetit të testimit në SHBA, madje duke e quajtur vendin një “shembull botëror” për shkak të testeve që kryhen çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, koha e kërkuar për të marrë rezultatet e shumë prej këtyre testeve është bërë aq e gjatë sa shumë zyrtarë shëndetësorë kanë thënë se nuk janë të dobishëm kur bëhet fjalë për ndalimin e epidemisë në të gjithë vendin.

“Me një marrëzi të tillë, nuk keni nevojë t’i jepni dikujt para për t’iu bërë një test, rezultatin e të cilit e merrni pas më shumë se 48 orë”, tha Gates për televizionin CNBC.

“Ky lloj testimi është humbje kohe. Edhe pse ka shumë testime, shumica është thjesht mbeturinë e plotë”, vlerësoi ai.

Lexo po ashtu:
Bill Gates: Përmes vaksinës kundër COVID-19, nuk do t’u vendosen njerëzve çipa në trup
Bill Gates: Përmes vaksinës kundër COVID-19, nuk do t’u vendosen njerëzve çipa në trup
Laboratorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë mbetur prapa në përpunimin dhe dhënien e rezultateve të testeve sepse rritja e rasteve të coronavirusit po tendos sistemet e tyre.

Koha për të marrë rezultate e testeve për COVID-19 mund të zgjasë disa ditë ose një javë për disa pacientë, njoftuan dy kompanitë më të mëdha laboratorike të diagnostikimit.

“Tani për tani, nëse prisni më shumë se tre ditë, ndonjëherë shtatë ditë për të marrë një rezultat, askush nuk duhet të paguajë 1 dollarë për të. Kjo është çmenduri”, tha Gates.

Ndryshe, SHBA-të deri më tani kanë njoftuar për 4.4 milionë persona të infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 151 persona.