Një grup studiuesish kanë zbuluar se të nuhasësh rozmarinën ndihmon në rritjen e memories me 75 për qind. Ky fakt interesant është zbuluar që në historinë e grekërve të lashtë, të cilët mbanin rozmarinë në flokët e tyre, në kohën që studionin për provime.
Edhe Shekspiri i madh e ka përmendur si bimë me shumë përfitime, te “Hamleti”. Po kështu, një studim i Northumbria University, Newcastle që në vitin 2003, zbuloi se rozmarina shërbente për “rritjen e performancës, për cilësinë e përgjithshme të kujtesës dhe faktorët e kujtesës mesatare”.
Dhjetë vjet më pas, këta shkencëtarë shpjeguan lidhjen e bimës dhe memories.
Si ta përdorni
Ekspertët pohojnë se për të përfituar nga rozmarina, ju duhet të hidhni disa pika vaj organik me cilësi të lartë, duke përdorur një difuzor. Gjithashtu, ju mund të vendosni thjesht disa bimë në tavolinën e zyrës apo diku në shtëpi.
Për të mbajtur trurin tuaj të mprehtë gjatë gjithë kohës, ju mund të përzieni pak vaj rozmarine me një lugë çaji me vaj kokosi dhe ta mbani në një kuti të vogël në çantën tuaj. Pastaj, lyeni pak kyçet e duarve me të.