Nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për deklaratat e tij në emisionin Pressing në T7. Ai po ashtu ka thënë se nuk e pranon fyerjen që i bëri një aktivist i VV’së Thaçit pasi ajo ishte nënvlerësim.

‘’Duhet kuptuar që kur arrinë përmasat e famës së këtillë , të duket nënvlerësim i vrazhdë të të reduktojnë publikisht vetëm në “HAJN”.‘’, ka thënë Bislimi.

‘’Minimumi i pranueshem do te ishte “KRYEHAJN”.’’, shtoi ai.

Ai tutje ka thënë se Thaçi po shpif dhe po provokon nëpërmes studiove televizive.

‘’Andaj edhe duhet te kemi mirëkuptim për pakënaqësinë e manifestuar përmes dhunës në publik, dhe breshërinë e rrenave, shpifjeve dhe provokimeve në studio.’’, shtoi ai.