Edhe sot është bllokuar rruga e Bit Pazarit pasi shitësit e luleve po protestojnë.

Ata kundërshtojnë vendimin e komunës së Çairi dhe të Qytetit të Shkupit për dislokimin tezgave pas poliklinikës së Bit Pazarit pasi aty sipas tyre nuk ka frekuentim të njerëzve dhe rrjedhimisht nuk do të kenë shitje, njofton Medial.mk.

Paralelisht kanë nisur edhe punimet e rikonstruimit të rrugës në vendin ku deri tani qëndronin shitësit e luleve.

Vërehet edhe prezencë e policisë.