Bojan Jovanovski për më pak se dy orë duhet të dalë nga burgu i Shutkës, sepse Gjykata e Apelit e vërtetoi ankesën e tij për shlyerje të paraburgimit, transmeton Zhurnal.

Informatën për “Fokus” e konfirmoi avokati i tij Sasho Dukovski.

“Jovanovski së shpejti duhet të del nga paraburgimi dhe të shkon në paraburgim shtëpiak sepse Gjykata e Apelit e pranoi ankesën tonë”, deklaroi Dukovski.

Ai tha se përfundimisht gjykata e pa seriozitetin e gjendjes shëndetësore të Jovanovskit.

Boki 13 në rastin “Reket” ishte dënuar me 9 vite burg, ndërsa tani i gjykohet edhe për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”.