Disa “bomba” të opozitës tanimë disa ditë nuk mund të dëgjohen në “YouTube”. Në shumicën e materialeve dëgjohet zëri i ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe zëri i funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. Nga LSDM e cila publikoi materialet e përgjuara, thonë se i kanë të gjitha 36 videot në web faqen e tyre me titull “E vërteta për Maqedoninë”.

Njohësit e kësaj çështjeje, thonë se çdo person mund të dorëzojë padi për largimin e këtyre përmbajtjeve. Nga ana tjetër, ai që e ka publikuar videon, nëse nuk pajtohet me arsyen e largimit të videos nga administratorët e kanalit YouTube, atëherë mund të nis proces gjyqësor.