Boneva nuk i komenton hetimet, thotë se PSP-ja nuk ka të drejtë të tillë
Siç duket, deputetja Silvana Boneva nuk ndjehet aspak e shqetësuar nga hetimet që zhvillohen nga ana e PSP-së, që sipas mediave përfshinë këtë deputete.

Sipas të dhënve të PSP-së, për katër vite janë harxhuar 100 mijë euro nga buxheti i Kuvendit të Maqedonisë për udhëtime dhe pagesa të autostradave. Boneva ka dorëzuar fletpagesa për 843 raste për relacionin Strumicë-Shkup.

Javorja ”Fokus” ka folur me deputeten Boneva për të dhënë mendimin e saj rreth hetimeve. Ajo është përgjigjur se nuk ka komentim për hetime nga dikush që nuk duhet të hetoj.

”Nuk do të komentoj hetime të një organi që sipas ligjit nuk ka të drejtë të bëj hetime”, është përgjigjur Boneva./Telegrafi/