Ekipet dhe maqineritë për mirëmbajtjen dimërore rë rrugëve në komunën e Tetovës sot kanë intervenuar në malësinë e Tetovës, repektivisht fshatrat Gajre, Lisec, Shipkovicë, Brodec, Veshallë, Bozovec, Llacë, Sellcë dhe Vicë si dhe në anën tjetër është intervenuar në rrugën për fshatin Xhermë. Nga ora 18:00 ka filluar edhe hedhja e kripës dhe pastrimi i rrugëve të qytetit përfshirë bulevardet kryesore dhe rrugët që lidhin qytetin me fshatrat që janë në kompetencë të komunës.

Reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të moderuar edhe ditët në vazhdim, andaj apelojmë deri te qytetarët që mos të parkojnë veturat e tyre në menyrë që do të pamundësonte kalimin e maqinerive për pastrim të borës. Gjithashtu bëjmë thirrje që automjetet në qarkullim rrugor të posedojnë domosdoshmërisht paisjet dimërore, si dhe të evitohet qarkullimi i panevojshëm!