Dëbora e dendur dhe rrugët e ngrira kanë shkaktuar kaos në rrugët e Kanadasë.

Temperaturat kanë shkuar në -26 gradë C ndërsa puna është ndërprerë për shkak të të ftohtit të madh.

 

Ndërkohë, rrugët e Torontos janë përfshirë nga kaosi pasi rreth 100 automjete janë përfshirë në një aksident si pasojë e rrëshkitjes së makinave në në asfaltin e mbuluar nga akulli.

Sipas medieve, nuk ka persona në rrezik për jetën, ndërsa dëmi material për momentin është i pallogaritshëm. /albeu.com/