Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në vendet më të larta në pjesët perëndimore dhe verilindore të shtetit me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare “Rrugët e Maqedonisë”, përcjell Fol.

Zvogëlim të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50-100 metra ka në qafën malore Pletvar.

Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

NP Rrugët e Maqedonisë rekomandon lëvizje të kujdesshme dhe  shpejtësi të përshtatur të lëvizjes në pajtueshmëri me kushtet e rrugës dhe informon se ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme. /Fol/