Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov për AIm  thotë se “marrëveshja me Bullgarinë dhe marrëveshja me Greqinë hapi perspektivë për Maqedoninë”.

Borissov porositi se i dëshirojnë fat Maqedonisë, ndërsa duke komentuar ndodhitë e fundit në rajon ku Maqedonia është vend protagonist, kryeministri bullgar potencoi se më e rëndësishme të mos ketë ndërhyrje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithmonë jam i vëmendshëm të mos ndërhyj punët e cili do shteti, thotë Borissov.

“Ajo që kishte të bënte me Bullgarinë dhe Maqedoninë – marrëveshja për fqinjësi të mirë, krahas sulmeve të fuqishme ndaj kësaj marrëveshje, ne shfaqëm vullnet dhe e nënshkrua”, tha Borissov duke shtuar se dy marrëveshjet e Maqedonisë të nënshkruara me Bullgarinë dhe Greqinë hapën perspektivë.

Ai potencoi se lidhja infrastrukturore mes vendeve të Ballkanit është e rëndësishme dhe se “sa më shpejt të lidhemi aq më mirë”.