Lajme

Kosovë

Sport

Futboll

Magazina

Ekonomi

Femra

Stili

Shëndetësi

Kuzhina

Auto

Teknologji

Fun

Kërko Punë

Arkiva

Marketing

LAJME / MAQEDONI
Boutaris: Në kohën kur fillojnë negociatat, nuk duhet të ketë protesta

7 minuta më parë 0 Shkepje
Boutaris: Në kohën kur fillojnë negociatat, nuk duhet të ketë protesta
Kryetari i komunës së Selanikut, Yiannis Boutaris tha se është kundër mbajtjes së protestave që planifikohen më 21 janar në Selanik, të organizuara nga shoqata nacionaliste greke të cilat kërkojnë që Maqedonisë t’i ndalohet përdorimi i këtij termi në emrin zyrtar të saj.

Boutaris deklaroi se shtete fqinje duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira. Në lidhje me deklaratën e mitropolitit të Selanikut se Maqedonia është Greqi, ai tha se as ai e as mitopoliti nuk e shprehin politikën e jashtme të Greqisë.

“Është e qartë se jam kundër dhe kam thënë fjalë të këqija për protestat, sepse këto protesta nuk e shprehin mendimin publik të grekëve. Nuk mund dikush të ulërojë nëpër sheshe dhe rrugë. Në Shkup nuk ka protesta. Ne nuk kemi pak tru?”, thotë Boutaris, duke sqaruar se në kohë kur fillojnë protestat, nuk duhet të ketë reagime të tilla radikale me demonstrata dhe veprime të ngjashme./Telegraf