Duke riaktualizuar rastin ” Monstra” gazetari kontravers Zoran Bozhinovski ka folur për detaje tjera përkëtë ngjarje ku humbën jetën disa të rinj dhe më pas në një proces gjyqësorë u dënuan disa shqiptarë të pafajshëm transmeton Faktiditor.ch.

Sipas Bozhinovskit automjeti që u ” paraqit ” në rastin , më parë ishte vozitur nga përfaqësues të ekipit policorë ” Alfa” , i shfrytëzuar për nevojat e tyre , ndërsa në depon e veturave të marra , më parë është marrë nga Sinisha Aleksovski , këshilltarë i HORHE i sigurimit.

Bozhinovski ka thënë se ” në periudhën para se të ishte lajmëruar se ishin vrarë katër djem të rinj dhe peshkatari , automjeti ishte nën ingerencat e autongjyruesit Ivica Ancevski që njihet me pseudonimin Puki.Djemtë në momentin e vrasjes nuk ishin të veshur si për peshkim , por për jashta qytetit, për mbrëmje ” ka deklaruar gazetari Bozhinovski
Ai ka thënë se ata djem nuk janë vrarë tek Liqeni .Puki sipas tij do të dijë më shumë detaje ./Faktiditor.ch/.