Mali i Zi është i gatshëm të ndajë përvojën e saj të integrimit me Maqedoninë, me të cilën ka marrëdhënie shumë të mira, u tha pas takimit të kryetarit të Parlamenti malazez Ivan Brajoviç dhe kryeparlamentarit të Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Brajoviç ka shprehur kënaqësinë për faktin se Mali i Zi është shteti i parë të cilin Xhaferi e ka vizituar pas zgjedhjes si kryeparlamentar i Maqedonisë.

“Ne u dakorduam se marrëdhëniet me Malin e Zi janë të nivelit më të lartë, dhe ato mund të jenë udhëzues për bashkëpunim më të fortë ekonomik mes dy vendeve”, tha Brajoviç në konferencën për media pas takimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksoi, në takim është konstatuar se pranimi i Malit të Zi në NATO, paraqet shans të jashtëzakonshëm për të gjithë rajonin.“Mali i Zi është i gatshëm që të gjitha përvojat e integrimit në NATO dhe Bashkimit Evropian t’i ndajë me miqtë tanë nga Maqedonia, që më hapa të përshpejtuar të vazhdojë këtë rrugë, sepse në të ishin para nesh”, tha Brajoviç.

Xhaferi tha se mes të dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe se e rëndësishme është nisja e bashkëpunimit ekonomik dhe intensifikimi i vizitave të delegacioneve shtetërore.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është shumë i mirë dhe se kjo mund të thellohet më tej.“Shpresoj se dy qeveritë tona në të ardhmen do të punojnë për vendosjen e bashkëpunimit të infrastrukturës, sidomos duam vendosjen e transportit ajror, i cili do të lidh dy vendet tona”, tha Xhaferi, duke shtuar se ka një hapësirë të volitshme për bashkëpunim edhe në fushën e turizmit.

Xhaferi në kuadër të vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me presidentin Filip Vujanoviq, përgatiti Koha. (b.an)