Kandidati për President i Frontit Europian Bujar Osmani sot në një deklaratë për media ka thënë se ka informacione shtesë rreth asaj se çfarë ka ndodhur në sulmin e vitit të kaluar në Banjskë.
Edhe pse informatat për përzierjen e Serbisë në Banjskë i shpalosi në mënyrë të detajuar Qeveria e Kosovës qysh në ditët e para të sulmit, Osmani dhe partia e tij kanë hezituar t’a përmendin Serbinë si fajtore kryesore.
Tani si duket nën presionin e zgjedhjeve presidenciale Osmani në mënyrë të tërthortë tenton ti afrohet pozicionit të Kosovës. Mirëpo në deklaratën e tij ai akoma është konfuz dhe nuk është i prerë nëse Qeveria që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij vërtetë do të vendosë të përmendë Serbinë dhe të dalë nga Ballkani i Hapur.
Për më tepër ndiqni videon në vijim: