Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mendon se Ligji i Gjuhëve nuk duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias derisa profesorja maqedonase Tanja Karakamisheva të jetë përfaqësuese e Maqedonisë atje, pasi vlerëson se nuk do të ketë qasje objektive.
“Atëherë kishte një marrëveshje që këto nene të hiqen nga ligji që të mos rrezikohet dhe të bëhet lëndë i Gjykatës Kushtetuese dhe të dërgohen në Komisionon e Venecias. Kjo ka qenë marrëveshja edhe pse asaj kohë kishte insistime që të dërgohet i gjithë ligji. Në këto ditë kur duhet të diskutojmë se çfarë do të dërgohet në Venecia, unë personalisht mendoj se derisa zonja Karakamisheva është përfaqësuese e Maqedonisë në Venecia, ligji fare nuk duhet dërguar pasi që nuk mendojmë se do të ketë qasje objektive”– tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.