I dyshuari i Prokurorisë Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupcion, ish ministri i Shëndetësisë dhe tani ministër në kabinetin e Zaevit, Bujar Osmani, dëshiron me çdo kusht të kthehet në krye të Shëndetësisë. Kjo pasi Prokuroria Speciale ditëve të fundit ka lëshuar shkresa ku kërkon nga kjo ministri që ti dorëzojë një sërë dokumentesh dhe komunikime zyrtare të kohës së Bujar Osmanit, për nevoja të prokurorisë në fjalë në lidhje me akuzat ndaj ish ministrit Osmani për korrupcion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Bëhet fjalë për procedurat tenderuese dhe realizimin e punimeve të rinovimit të Spitalit të Tetovës dhe Çairit. Bujar Osmani ishte i përfolur në bisedat e përgjuara si pjesë e në afere korruptive ku sipas biseduesëve në një audio inçizim, ky i fundit kishte keqpërdorur rreth 400 mijë euro.
Sipas njohurive tona, Bujar Osmani po porosit lajme nëpër portalet e kontrolluara nga BDI se gjoja Ministrinë e Shëndetësisë do e marrë BDI-ja dhe ta përgatisë terrenin për vete. Ai shpreson se nëse e merr prap në dorë këtë ministri, do të mund të sabotojë apo pengojë hetimin e PSP-së duke i fshehur dokumentet dhe faktet tjera që e implikojnë Osmanin në krim.