01Ministria e Shëndetësisë kërkon mjek dhe ekspertë të shëndetësisë që të trajnojnë mjeket në vend. Këtë e ka bërë të ditur numri një i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në intervistën për REL, ku deklaroi se tashmë është biseduar në këtë drejtim me Ministrinë e Shëndetësisë së Bullgarisë dhe në vijim janë bisedime edhe me një spital nga Gjermania.

Në lidhje me reagimet në opinion pas deklaratës së tij se problemi me shkallën e lartë të vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave është edhe për shkak se nënat nuk mbajnë kujdes për gjendjen e tyre shëndetësore, ai thotë se qëllimi nuk ka qenë fare që dikush të ofendohet, por, sipas tij, ka një numër të caktuar të grave, të cilat paraqitjen e parë tek gjinekologu e kanë vetëm kur lindin.
Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë“Duke dashur të bëjmë plan aksional për strategjinë që seriozisht të përfshihemi në zgjidhjen e këtij problemi, kemi dashur që të ndikojmë mbi të gjithë faktorët për të cilët konsiderojmë se kanë ndikim në problematikën me të cilën jemi përfshirë. Përqënrdohemi dhe kemi plan për atë se si do të ndikojmë në nivelin në Klinikën gjinekologjike në. kuptim që të blejmë pajisje adekuate, tashmë ka filluar me procesin e furnizimit të inkubatorëve. E dinë se më parë nga dy foshnje ka pasur një një inkubator, tani ka 16 inkubatorë të rinj”.
Ai më tej shton se planifikojnë ngritjen e nivelit të diturisë së mjekëve, që punojnë në këtë profesion.
Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë“Fillojmë proces të edukimit. Vijnë ekspertë nga jashtë, nga OBSH-ja, të cilët sipas standardeve botërore do t’i trajnojnë mjekët tanë që punojnë në këtë problematikë dhe do t’i trajnojnë. /// Përveç strategjisë për zvogëlim të vdekshmërisë së foshnjave, punojmë edhe në planin për edukim në përgjithësi të mjekëve në vend edhe atë si përmes trajnimeve adekuate në vendet e huaja, por mjaftueshëm gjatë që të mund ta fitojnë nivelin e ekspertizës, ashtu edhe në sjelljen e ekspertëve lokalisht në kushte tona”.
Filipçe po ashtu tha se po punojnë në një strategji për zvogëlimin e infeksioneve në spitale. Ndërkohë, paralajmëroi se rritja e pagave të mjekëve dhe personelit mjekësor do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa rritja e pagave për kujdestaritë në gjysmën e parë të vitit./TVSHENJA/