Bullgaria do të kryesojë Bashkimin Evropian nga janari, ndonëse edhe vetë ka probleme me sundimin e ligjit. Ndër prioritetet e mandatit të saj është ndërmjetësimi evropian me Ballkanin Perëndimor.

Kryesimi i Bashkimit Evropian është një sfidë e madhe e Bullgarisë. Negociatat për Brexit, daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kriza me refugjatët, përgatitja e kornizës financiare për periudhën deri në vitin 2020 – janë vetëm tri obligime të mëdha që e presin.

Por Bullgaria përpiqet të gjejë edhe temën e “saj”, në të cilën do të insistojë gjashtë gjashtë muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi. Ajo planifikon madje që në mbajë edhe një samit të jashtëzakonshëm të BE për këtë temë me 17 maj 2018.

Ish-kryetari i Parlamentit Evropian Hans-Gert Pöttering është jozyrtarisht edhe këshilltari kryesor i qeverisë bullgare lidhur me këtë udhëheqësi të radhës me BE. Por ai megjithatë është i kujdesshëm. Ai mendon se mesazhi kryesor për vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë “nuk mund të anëtarësoheni shpejt, duhet të reformoheni, të luftoni korrupsionin dhe të siguroni sundimin e ligjit. Si kundërshpërblim, mund të kenë lehtësime për uljen e tarifave të romingut, në fushën e digjitalizimit e ndoshta edhe në trajtimin nga vendet tjera të BE.”

Ministrja përkatëse Liljana Pavlova ka paraqitur programin bullgar për këta gjashtë muaj. Krahas perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Pavlova tha se Bullgaria do të fokusohet tek e ardhmja e të rinjve, që ndërlidhet edhe me buxhetin e BE për periudhën deri në vitin 2020 dhe Brexit, sigurinë dhe stabilitetin, çështjen e refugjatëve si dhe politikën e mbrojtjes dhe rritjen ekonomike.

Por Bullgaria e ka të qartë se gjatë kohës së drejtimit të BE, ajo do të ketë më shumë rolin e ndërmjetësit dhe më pak të udhëheqësit. Kjo ka të bëjë edhe me rolin e saj në Brexit dhe çështjen e refugjatëve.
Në çështjen e migracionit Bullgaria do të përpiqet t’i zvogëlojë dallimet mes vendeve të Evropës Lindore dhe atyre Perëndimore dhe do të kërkojë një konsensus para se t’ia dorëzojë këtë detyrë Austrisë në korrik të vitit 2018, sepse dihet që Austria angazhohet për një politikë shumë më të ashpër ndaj refugjatëve.
(DW)
Greqi, vendimi për Jeruzalemin/ Sulmohet me bojë ambasada izraelite në Athinë

Grupi anarkist Ruvikonas në Greqi ka marrë përsipër sulmin e sotëm me bojë ndaj ambasadës së Izraelit në Athinë, në protest ndaj shtypjes së palestinezëve të tokat e pushtuara dhe vendimit të javës së shkuar të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i shtetit hebre.
Një grup prej rreth dhjetë personash, pasi ka mbërritur në bulevardin Psihiko ku ndodhet ambasada e izraelite, kanë hedhur një numër të madh shishesh me bojë ndaj mureve të ambasadës.
Në deklaratën e publikuar pas ngjarjes në median sociale nga grupi me nënshkrimin e “Ruvikonas” thuhet se sulmin e kanë ndërmarrë në shenjë mbështetjeje ndaj popullit palestinez.
“Jemi në anën e popullit i cili për dhjetra vite ka qenë viktimë e dhunës e presioneve, që në të vërtetë është një spastrim etnik i nivelit të ulët që ka një të kaluar dhjetravjeçare”, theksohet në deklaratë.