Bëhet e ditur se Bullgaria po forcon praninë e trupave të saja në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Ky shtet po përgatitet të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtrave për t’u bashkuar me forcën e NATO-s në Kosovë.
Kështu ka raportuar Radio Bullgaria, duke shtuar se dislokimi shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për ruajtën e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Sot në Yambol do të mbahet ceremonia e dërgimit të një kontingjenti ushtarak prej rreth 100 ushtarësh, të cilët do të kryejnë detyra për Forcën Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ceremonia do të zhvillohet në orën 10:30 në sheshin qendror përballë ndërtesës së bashkisë. Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur “gati luftarake” nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë që do të mbahet so do të marrin pjesë zëvendës-shefi i mbrojtjes, gjenerallejtënant Mikhail Popov dhe komandanti i forcave tokësore, gjeneralmajor Dejan Deshkov.