Negociatat për rekonstruimin e qeverisë dhe rritjen e shumicës parlamentare tashmë janë në fazën finale, ndërkohë që të njejtën gjë e pohoi edhe vet kryeministri Zoran Zaev, ai i cili drejton negociatat direkte me partitë politike, shkruan Zhurnal.mk

Zaev në deklaratën e tij sot nga qyteti i Shtipit tha se ju ka dhënë hapësirë partive politike afat deri ditët e para të javës që vjen që të shqyrtojnë dhe të vendosin mbi ofertat që ai ju ka lënë në tavolinë.

Mirëpo, burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal brenda LSDM-së thonë se partia e Zaevit si post me resor i ka ofruar Lëvizjes Besa ministrinë e Kulturës, kurse këto të fundit insistojnë pikërisht ministrinë e Arsimit dhe shkencës.

Kjo ‘mosmarrëveshje’ si duket është bërë pengesë që negociatat për rekonstruimin e qeverisë kanë ngecur deri në muajin maj.

Kjo ministri si duket do të ndërohet me BDI-në e cila do të lëshojë ministrinë e Drejtësisë të cilën do e merr LSDM-ja.

Gjasat për kyçje në kabinetin qeveritarë duket se i ka edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit e cila sipas gjitha gjasave do e përfitojë postin e zv.kryeministrit për reforma ose ministrinë pa resor për investime të huaja dikaster që e drejtonte Ramis Merko para se të fitojë kreun e komunës së Strugës.

Ndërkohë që Lëvizja Besa krahu i Bilall Kasamit duket se i ka gjasat shumë të vogla që të bëhet pjesë e kabinetit qeveritarë edhe pse mund të kontribojë në shumicën parlamentare me dy deputetët e saj./Zhurnal/