Nazim Bushi Zëvendësministër për Punë të Brendshme njoftoi se janë ndarë 36 vendime pune për nëpunës adminisrativ, të cilët në afat sa më të shkurtër pritet të fillojnë me punë dhe gjiithashtu Bushi premtoi se pritet të punësohen edhe administratorë të tjerë të cilëve në afat sa më të shkurtër do tu japin vendime me kohë të papërcaktuar. Sipas tij kjo vjen si rezultat i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit e cila mundëson përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Më gëzon fakti se sot në frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, filloi faza e parë e nënshkrimit të vendimeve të punës për nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Më bën krenar fakti që sot brenda ditës u ndanë vendime pune për 36 nëpunës administrativ, kurse në afat sa më të shkurtër atyre do tu bashkëngjiten edhe administrator të tjerë të cilëve gjithashtu do tu japim vendime të punës për kohë të papërcaktuar.

Edhe pse filtrimi për sistemimin ose pranimin e nëpunësve administrativ është më kompleks, këta administrator sa më shpejt që të jetë e mundur do të nisin me punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në pozicionet e caktuara paraprakisht sipas nivelit të arsimimit të tyre, ka shkruar Bushi.