Këshilli i Qytetit të Shkupit, në seancën e sotme të tretë e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2018, që është për 10% më i vogël në krahasim me vitin 2017 dhe do të arrijë gjithsej 6.2 miliardë denarë, përcjell Fol.

Kryebashkiaku Petre Shilegov ka thënë se Buxheti i propozuar për vitin 2018 është një sublimim prej projekteve tashmë të filluara dhe projekteve të reja të ndryshme, që do të thotë mjedis i shëndetshëm jetësor dhe shërbime më të mira servisi për qytetarët, si dhe përmirësimin e infrastrukturës në qytet.

Shilegov para këshilltarëve paralajmëroi disa projekte më të mëdha në të cilat qyteti planifikon të investojë vitin e ardhshëm 2018 dhe të fillojë një tregim të ri të suksesshëm për Shkupin. /Fol/