Krah për krah sindikalistëve u rreshtua edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi i cili para pjesëmarrësve të protestës tha se askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë, kapitali njerëzor është parasegjithash

“Ju jeni pasuria jonë dhe do të bëjmë gjithcka që secili punonjës, pavarësisht nëse është në sektorin privat ose publik, do të paguhet me dinjitet për punën që e bën. “

Ai ka theksuar se megjithatë, avancimi i të drejtave të njeriut nuk ndodh njëherë përgjithmonë.
“Duhet të flitet edhe për trajtimin e njëjtë të burave dhe grave në tregun e punës, për sigurinë në punë, për të gjitha të drejtat të cilat harrohen, posaçërisht gjatë kohëve të krizave”, theksoi Bytyqi.

/KlanMacedonia/