Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas mospasjes dyjavore të aktiviteteve plenare për shkak të udhëtimeve zyrtare të deputetëve, sot do ta mbajë vazhdimin e dytë të seancës së 26-të, ndërsa pas saj edhe seancën e 34-t.

Deputetët në kuadër të seancës së 34-t do të debatojnë për propozim-zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit të RM-së, i dorëzuar nga një grup deputetësh, propozim-vendimin për publikim të shpalljes publike për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe gjashtë anëtarët e KSHZ-së, propozimi për shkarkim të kryetarit dhe anëtarët e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.